
Studentët e UPZ-së qëndruan për vizitë në UIBM
Studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe ata të Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren (UPZ) do të bashkëpunojnë për së afërmi në fusha me interes për të dyja palët. Për këtë u bisedua në një takim të përbashkët të drejtuesve të Parlamenteve Studentore që u realizua në UIBM.
Në takim gjithashtu ishin të pranishëm edhe udhëheqësit e Qendrave të Zhvillimit në Karrierë nga të dy universitetet, Alban Fazliu nga UIBM dhe Nehat Gashi nga UPZ. Studentët e të dy universiteteve u dakorduan për të intensifikuar komunikimin ndërmjet vete me qëllim të bashkëpunimit sa i përket çështjeve studentore dhe vendimmarrjes.
Pas takimit studentët e UPZ kanë vizituar kampusin e UIBM, ku kanë parë hapësirat dhe kushtet e punës.