Studentët mësojnë anglisht nga një amerikane që do të qëndroj disa muaj në Mitrovicë
Studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë, do ta kenë mundësinë që për disa muaj të mësojnë gjuhën angleze nga Sara Sajer, e cila ka diplomuar për Letërsi Angleze dhe Komunikim Publik në Universitetin “Delawere” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo nëpërmjet programit “Fullbright” do të qëndroj në Universitetin “Isa Boletini” prej 2 tetor 2017 deri më 22 qershor 2018.
Gjatë kësaj kohe, ajo do të jetë pranë studentëve 25 orë në javë, ku do të asistoj në orët e gjuhës angleze. Ideja është që të ketë një komunikim shoqëror me studentët, si një mënyrë praktike për mësimin e gjuhës angleze dhe jo një mësim formal.
Në anën tjetër, rektori Alush Musaj, i cili e ka pritur në takim Erin Mains dhe Remzije Potoku, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, i falënderoi ato për interesimin dhe mbështetjen. Ai e ka vlerësuar këtë si një rast jashtëzakonisht të mirë për studentët që duan të rrisin nivelin e gjuhës angleze.
Ndryshe vitin e kaluar në Universitetin “Isa Boletini”, poashtu nëpërmjet programit “Fullbright”, studenti Kyle Sweeney nga Bostoni, ka qëndruar në Universitetin “Isa Boletini” për disa muaj për të përgatitur një projekt shkencor që ka të bëj me ujërat dhe mjedisin. (Vërejtje: Në versionin e publikuar më herët ishte lëshuar një gabim ku në vend të znj. Erin Mains, nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, e cila ishte për vizitë, ishte përmendur emri i studentes, Sara Sajer. Kërkojmë mirëkuptim)