Studentët mitrovicas vizituan Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës
Një grup studentësh nga Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), të prirë nga kryetarja e Parlamentit Studentor, Ariona Rushiti, kanë vizituar Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës. Gjatë vizitës në Durrës, studentët mitrovicas janë shoqëruar edhe nga zyrtari i lartë i Qendrës për Zhvillim në Karrierë, Alban Fazliu dhe sekretari i Fakultetit Juridik, Abdyl Beqiri.
Studentët janë pritur nga kolegët e tyre në Universitetin “Aleksandër Moisiu” si dhe nga drejtori i Administrimit dhe Shërbimit Akademik, Xhafer Rakipllari. Në takimet e zhvilluara është biseduar për bashkëpunimin si dhe shkëmbimin e përvojave të mira ndërmjet studentëve të të dy universiteteve.
Në grupin e vizitorëve nga UIBM ka pasur studentë nga të gjitha njësitë akademike.