Zgjedhjet

Studentët po votojnë për Parlamentin Studentor dhe Këshillat e Studentëve

Studentët e Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini” (UMIB), sipas vendimit të Këshillit Drejtues, janë duke votuar të enjten (25 prill 2019), për Parlamentin Studentor dhe Këshillat e Studentëve të Fakulteteve. Sipas dinamikës së paraparë të gjitha përgatitjet për mbajtjen e këtyre zgjedhjeve janë bërë me kohë dhe procesi po shkon mirë dhe pa asnjë ekses.

Në garë janë tri organizata studentore që janë certifikuar: “Fjala studentore”, “Koha studentore” dhe “Bashkimi Studentor i Universitetit të Mitrovicës”. Kryetari i Komisionit për Zgjedhje të Studentëve, Xhelal Smakiqi, tha se  procesi po rrjedh me rregull dhe nuk ka asnjë problem.

Sipas tij, deri në orën 15:00, kanë votuar 1095 studentë në nivel të UMIB-it apo 39 për qind e studentëve me të drejtë vote. “Deri me tani procesi ka qenë i rregullt. Komisionet zgjedhore të fakulteteve nuk kanë raportuar për asnjë ekses”.

Votimet mbyllen në orën 17:00.