Avokati

Studentët vizituan Institucionin e Avokatit të Popullit

Studentët e Fakultetit Juridik kanë vizituar të enjten Institucionin e Avokatit të Popullit për t’u njoftuar nga afër me punën dhe funksionimin e këtij institucioni.

Në këtë vizitë Avokati i Popullit, z. Hilmi Jashari ka mbajtur një ligjeratë para studentëve dhe ka zhvilluar një bashkëbisedim mbi problemet konkrete që ka Kosova në fushën e të drejtave të njeriut. Roli dhe puna e Institucionit të Avokatit të Popullit në përmirësimin e mbrojtjës së të drejtave të njeriut në Kosovë, ka qënë tema kryesore e këtij diskutimi.

Studentët kanë qenë shumë aktiv me komente dhe pyetje të ndryshme, gjë që i ka dhënë një vlerë shtesë këtij aktiviteti.

Menaxhmenti i Fakultetit Juridik falënderon Avokatin e Popullit, z. Hilmi Jashari për pritjen dhe bashkëbisedimin e hapur me studentët.