Studentët e Fakultetit Juridik janë duke u trajnuar mbi temën “Të Drejtat e Njeriut”, në kuadër të projektit “Luftimi i Urrejtjes në Kosovë”
Studentët e Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë janë duke u trajnuar mbi temën “Të Drejtat e Njeriut”, në kuadër të projektit “Luftimi i Urrejtjes në Kosovë” e cila implementohet nga ATRC në partneritet me RADC dhe mbështetet nga Ambasada Holandeze në Kosovë.
Në kuadër të trajnimeve studentët do të përfitojnë njohuri praktike të cilat ndërlidhen me luftimin e dukurisë së shprehjes, nxitjes dhe krimeve të urrejtjes në shoqëri.
Fakulteti Juridik do të vazhdoj me jetësimin e marrëveshjeve të bashkëpunimit që ka bërë me institucione të ndryshme, duke mundësuar trajnime dhe punë praktike për studentë dhe të diplomuar, në mënyrë që të jenë të suksesshëm në tregun e punës.