Studentja e Juridikut, Florijana Beka, fiton çmimin e oratorisë “Best speaker”
Studentja Florijana Beka nga Fakulteti Juridik i Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë është fituese e çmimit të oratorisë “Best Speaker” në kuadër të garës mbarëkombëtare “University Law Competition 2022” të organizuar në Tiranë. Në këtë garë morën pjesë 16 universitete në seanca verbale, të cilat do të transmetohen në Euronews Albania . Gara është mbështetur nga Këshilli i Europës dhe Bashkimi Europian, dhe 5 studentët më të mirë do të bëhen pjesë e një vizite studimore në Gjykatën Europiane të të Drejtave të Njeriut, ndërkohë që studentë të tjerë të dalluar do të marrin pjesë në një vizitë studimore në vendet e Ballkanit.