Studentja, Florina Beqiri, njihet me përvojat e Universitetit të Edukimit të Lartë në Austri
Studentja e vitit të katërt në Fakultetin e Edukimit, Florina Beqiri, po përjeton një përvojë të jashtëzakonshme në Universitetin e Edukimit të Lartë në Pedagögische Schule Linz, Austri, falë programit Erasmus. Gjatë qëndrimit në këtë universitet, ajo do të njihet me metoda të reja dhe praktika moderne të mësimdhënies, që do ta ndihmojnë në zhvillimin profesional dhe akademik.
Duke folur për përshtypjet e saj, ajo tha se qyteti e ka mahnitur me ndërthurjen e kulturave dhe historisë që e karakterizon. “Ndjehem shumë e lumtur që kam mundësinë të bashkëpunoj me kolegë nga e gjithë Evropa dhe më gjerë, dhe ky bashkëpunim me studentë nga kultura të ndryshme po pasuron perspektivën time dhe më ndihmon të zhvilloj aftësitë ndërkulturore”.
Ajo ndjehet e emocionuar për sfida të reja në fushën e edukimit. “Shpresoj që edhe studentë të tjerë të përfitojnë nga mundësitë që ofron Erasmus për të njohur botën dhe për të zgjeruar horizontet e tyre akademike dhe personale”.
Florina i falënderon drejtuesit e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë dhe ata të Fakultetit të Edukimit, që i kanë mundësuar këtë eksperiencë të mahnitshme.