Takimi UIBM Heras

Takim i perbashket i UIBM me HERAS+

Në ambientet e UIBM sot është zhvilluar një takim i përbashkët ndërmjet përfaqësuesve të Universitetit dhe projektit HERAS+. Z. Nehat Dervishi, Koordinator për Arsimi të Lartë dhe znj. Fitore Fazliu, Koordinatore për Kërkime Shkencore dhe Inovacion u pritën nga Prorektorja për Mësmdhënie, çështje të studentëve dhe zhvillim të cilësisë, Prof. ass. Merita Shala dhe Prorektori për Bashkëpunim ndërkombëtar dhe kërkime shkencore, Prof.dr. Behxhet Shala.

 

Takimi u fokusua në mundësitë e konkretizimit të bashkëpunimit dhe fillimin e aktiviteteve të përbashkëta të lidhura me proceset aktuale në UIBM. Mbështetja në procesin e finalizimit  të Planit Strategjik për Hulumtime Shkencore, dhe proceseve të tjera monitoruese dhe zhvillimore në UIBM,  fuqizimi i kapaciteteve dhe krijimi i mundësive për shfrytëzim të thirrjeve të hapura nga HERAS+ për Bursat për PhD dhe PostDoc për Partneritet Programore dhe Grantet për Kërkime Shkencore, ishin disa nga pikat e diskutimeve të përbashkëta. Palët ritheksuan gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë.