Takim

Takim i perbashkët ndërmjet prorektoreve për mësimdhënie në UP dhe UIBM

Në kuadër të bashkëpunimit ndëruniversita, Prorektorja për mësimdhënie, çështje të studentëve dhe zhvillim të cilësisë, Prof. ass. dr. Merita Shala është takua me Prorektoren për mësimdhënie dhe çështje të studentëve të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Prof.asoc.dr. Mimoza Ibrani.

Takimi u fokusua në rritjen e mundësive për bashkëpunim të mëtejmë akademik në fushat me interes të përbashkë dhe konkretizimin e bashkëpunimit me freskimin, plotësimin e marrëveshjeve ekzistuese.  Prorektoret ritheksuan gatishmërinë për bashkëpunimin e mëtejmë në nivelin e studimeve universitare, në zhvillimine aktiviteteve shkencore dhe kulturore ndërmjet dy universiteteve.