
Takim koordinues për hartimin e Raportit Vetëvlerësues në kuadër të riakreditimit të programit “Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri”
Në Fakultetin e Inxhinierisë Mekanike dhe Kompjuterike u zhvillua një takim koordinues me komisionin përgjegjës për hartimin e Raportit Vetëvlerësues (RVV), si pjesë e përgatitjeve për procesin e riakreditimit të programit “Shkenca Kompjuterike dhe Inxhinieri”.
Gjatë takimit u diskutuan drejtimet kryesore të raportit, u përcaktuan detyrat për anëtarët e komisionit, si dhe u hartua një plan pune për finalizimin e dokumentacionit në përputhje me kërkesat e Agjencisë Kosovare të Akreditimit.
Ky proces përbën një hap të rëndësishëm për garantimin e cilësisë dhe zhvillimin e mëtejshëm të programit, në përputhje me standardet akademike kombëtare dhe ndërkombëtare.