Fjur 1

Takimi i Menaxhmentit me Studentët Pjesëmarrës në Projektin Ndërkombëtar ICCAP – 10-ta Edicion i Projektit Ndërkombëtar të Analizës së Rasteve të Pa Zgjidhura

Menaxhmenti i Fakultetit Juridik, nën drejtimin e Dekanit, prof. dr. Islam Qerimi, Prodekanit, prof. ass. dr. Arbnor Ajeti, dhe Shefit të Departamentit, Prof. asoc. dr. Besnik Murati, organizoi një takim konsultativ me koordinatorët e studentëve, për të diskutuar pjesëmarrjen e studentëve dhe përfaqësimin e Fakultetit Juridik të UIBM në projektin ndërkombëtar që do të zhvillohet nga fakultetet juridike të universiteteve të ndryshme evropiane.

Gjatë këtij takimi, Dekani i njoftoi studentët për Projektin Ndërkombëtar të Analizës së Rasteve të Pa Zgjidhura (ICCAP), që është projekti më i madh ndërkombëtar i çështjeve të pa zgjidhura në botë. Ky projekt është një bashkëpunim global mbi çështjet e pa zgjidhura mes kolegjeve dhe universiteteve të policisë, nën ombrellën e AMBER Alert Europe dhe në bashkëpunim me Akademinë e Policisë së Saksonisë së Poshtme dhe Locate International, një organizatë ndërkombëtare.

Në vazhdim, menaxhmenti i Fakultetit i njoftoi studentët për rolin dhe detyrat që ata do të kenë gjatë pjesëmarrjes në këtë projekt. Studentët shprehën vullnet të madh për t’u përfshirë në këtë aktivitet ndërkombëtar në fushën juridike dhe propozuan studentët që do të përfaqësojnë Fakultetin në këtë projekt.

Në fund të takimit, menaxhmenti u premtoi studentëve pjesëmarrës mbështetje dhe ndihmë të plotë për të arritur një performancë të lartë, me qëllim avancimin e imazhit të tyre si studentë, si dhe për avansimin e reputacionit të Fakultetit, Universitetit dhe arsimit të lartë në Kosovë.