Takimii

Takimi i parë i Rrjetit të Ballkanit Perëndimor për Qasje të Hapur në Infrastrukturën Kërkimore

Sot u mbajt takimi i parë (virtual) i Rrjetit të Ballkanit Perëndimor për Qasje te Hapur (QH) në Infrastrukturën Kërkimore (IK). Pjesë e këtij rrjeti është edhe Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë. Qëllimi i këtij takimi ishte njohja në mes institucioneve kërkimore, pjesë të Rrjetit, përmes një paraqitje të shkurtë të institucionit dhe infrastrukturës kërkimore të tyre, si dhe të shprehin pritjet e tyre nga të qenët pjesë e këtij rrjeti dhe politikave për QH në IK.

Poashtu pjesë e agjendës ishte edhe themelimi i dy trupave, pjesë të strukturës menaxhuese të Rrjetit: Komiteti Drejtues dhe Bordi Këshillues. Komitetin Drejtues e përbëjnë nga një përfaqësues prej secilës Ministri për shkencë dhe kulturë të gjashtë ekonomive të Ballkanit Perëndimor.  Ndërsa Bordi Këshillëdhënës përbëhet nga një deri dy anëtar për secilën nga gjashtë ekonomitë, pjesë të Institucioneve/Universiteteve kërkimore që kanë adaptuar politikat për qasje të hapur në IK.

Këta trupa do themelohen pas kërkesës që Institucioneve do ju vije me shkrim. Në fund u dakorduam për aktivitetet afatshkurta të Rrjetit, ku ndër tjera do të jetë edhe themelimi i një databazë rajonale rreth aktivitetit të Rjetit, si dhe trajnime për Institucionet Kërkimore mbi zbatimin e politikave për QH në IK.