Të enjten fillon “Konferenca Ndërkombëtare Multidiciplinare në Gjeoshkencë”
Të enjten fillon edicioni i gjashtë i “Konferencës Ndërkombëtare Multidiciplinare në Gjeoshkencë”, e cila do të mbahet në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UMIB). Konferenca është dy ditore (10 dhe 11 tetor 2024), mbahet në Amfiteatrin 1 dhe fillon në orën 09:00.
Në këtë edicion do të marrin pjesë gjithsej rreth 70 studiues, prej të cilëve 10 nga universitetet ndërkombëtare. Gjithashtu pritet të marrin pjesë edhe drejtues dhe përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore.
Konferenca organizohet nga Fakulteti i Gjeoshkencave në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, Komisioni i Pavarur për Miniera dhe Minerale, Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Shërbimi Gjeologjik i Kosovës.