Të hënën (24.07.2023) mbahet mbledhja e Këshillit Drejtues për zgjedhjen e rektorit
Në mbledhjen e Këshillit Drejtues të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), që u mbajt të premten u caktua mbledhja e radhës për shqyrtimin dhe aprovimin e raportit të Komisionit të Senatit për zgjedhjen e kandidatëve për rektor dhe caktimi i kohës së intervistës së kandidatëve, që do të mbahet më 24.7.2023, prej orës 9:00. Pasi të bëhet aprovimi i listës nga KD, menjëherë do të caktohet koha e saktë e intervistës për secilin kandidat. Meqë mbledhja për zgjedhjen e rektorit do të fillojë në të njëjtën datë, më 24.7.2023, në orën 11:00, kandidatët do të njoftohen me email dhe me telefon për kohën e saktë të intervistës.