Almedina Azemi – mësimdhënëse e ciklit fillor dhe studente e shkencave pedagogjike, niveli master.
Gjatë viteve të studimit, tri vite radhazi ishte bursiste universitare dhe bursiste e ekselencës në MASHT.
Në qershor të vitit 2018, përfundoi studimet dhe në muajin shtator filloi punën si mësimdhënëse e ciklit fillor në SHFMU “Aziz Sylejmani”, në Mitrovicë. Po ashtu, tani vijon studimet master dhe është në vitin e dytë të studimeve, ku studion shkencat pedagogjike. Suksesi i treguar gjatë studimeve në UMIB e përcjell edhe tani në studimet master duke e përfaqësuar UMIB – in denjësisht.
Ajo shpreh mirënjohje për personelin akademik të Fakultetit të Edukimit në UMIB, të cilët falë angazhimit të tyre mundësuan që studentët e UMIB – it të jenë konkurrentë të denjë dhe barabartë me kolegët e tyre nga universitete me përvojë të gjatë akademike.
Almedina, po ashtu vazhdon angazhimet në fushën e hulumtimit. Së fundi ishte pjesëmarrëse në Konferencën Ndërkombëtare “Social institutions in Contemporary Society” – (The Intereaction between Education, Family, Religion, Politics and Economy) ku prezantoi një punim me temë nga fusha e edukimit.