Blend Broqi – studimet Bachelor i përfundoi në Universitetin e Mitrovicës “ Isa Boletini” përkatësisht në drejtimin Inxhinieri dhe Teknologji Ushqimore.
Që në fillim mund të vërehej entuziazmi dhe përkushtimi i tij në studime, ku edhe tregoi rezultate të larta duke fituar bursë për dy vite me radhë si një nga studentët më të dalluar të Universitetit të Mitrovicës.
Me të përfunduar studimet Bachelor, Blendi një 21 vjeçar, arrin të punësohet si Teknolog në kompaninë M&Sillosi, që njihet si kompani lidere për prodhimin e miellit në Kosovë dhe rajon. Ku pati mundësi të zbatonte të gjitha njohuritë teorike dhe praktike të fituara nga UMIB.
Gjatë kësaj periudhe ai gjithashtu vazhdoi studimet Master në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini” duke diplomuar me temën “Implementimi i sistemit HACCP si një mjet për drejtimin e cilësisë në industrinë e bluarjes së grurit”, një temë me interes të veçantë për industritë prodhuese dhe shëndetin publik.Tani, ai mban pozitën e Menaxherit për Cilësi dhe Siguri të Ushqimit, pozitë në të cilën ka treguar suksese duke menaxhuar dhe zbatuar standarde të sigurisë se ushqimit të cilat janë pjesë e Iniciativës Globale për Siguri të Ushqimit / GFSI (Global Food Safety Initiative).
Ai, falënderon për bashkëpunim, punë të palodhshme dhe profesionalizmin e treguar stafin akademik të UMIB-it, të cilët siç ai potencon, i qëndruan pranë gjatë gjithë kësaj periudhe.
Blendit i urojmë suksese të mëtutjeshme!