Diellza Preteni ka qenë studente e Fakultetit të Edukimit në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë, gjatë periudhës 2018 –2022.
Diellza përveç si studente bursiste angazhohej edhe me aktivitete vullnetare brenda dhe jashtë Universitetit. Në vitin 2019 u zgjodh Kryetare e Këshillit Studentor të Fakultetit të Edukimit. Gjithashtu, në vitin 2021, ajo prezantoi UIBM në Konferencën Globale mbi të Drejtat e Njeriut për Arsim Cilësor, konferencë kjo e mbajtur në Vjenë, Austri.
Gjatë studimeve, Diellza ka qenë pjesë edhe e një punimi shkencor së bashku me profesoreshat e Fakultetit të Edukimit, punim i cili është publikuar.
Në vitin e fundit të studimeve, ajo filloi punën si mentore e fëmijëve në BONEVET. Diellza shpreh mirënjohje të thellë për stafin e Fakultetit të Edukimit në UIBM dhe punën e tyre të palodhshme.