Endrit Hajrizaj – student i diplomuar në Fakultetin Juridik në Universitetin e Mitrovicës “Isa Boletini”.
Me të diplomuar, Endriti filloi punën në Gjykatën Themelore në Mitrovicë – Departamenti për Krime të Rënda dhe atë si bashkëpunëtor Juridik.
Endriti si student i dalluar përgjatë studimeve angazhohej dhe me aktivitete studentore ku në këtë periudhë ishte pjesë e Parlamentit Studentor. Ka arritur me sukses të përfundoi një numër të madh të praktikave si në: Gjykatën Kushtetuese në Prishtinë, Gjykatën Themelore në Mitrovicë e në institucione të tjera.
Hapat konkret në ushtrimin e profesionit u nënvizuan nga zbatimi i njohurive të përfituara nga UMIB – i, ashtuqë përkushtimi i tij ndaj studimeve dhe punës që ka bërë deri më tani u vlerësua dhe po vazhdon të vlerësohet lartë.