Ermir Dajaku vijon studimet Bachelor në Fakultetin Ekonomik, përkatësisht në vitin e III Drejtimi Menaxhment dhe Informatikë.
Gatishmëria, përgjegjshmëria dhe profesionalizmi i treguar ndër vite në studime e në aktivitete studentore ka bërë që studenti ynë të dallohet dhe të çmohet lartë nga të gjithë.
Ermiri është punësuar në instiutucionin: Banka Ekonomike, ku aktualisht mban pozitën e Këshilltarit Personal për Klient.
Këshillimi i klientëve, analiza kreditore, hapja e llogarive janë vetëm disa nga punët që Ermiri bën nga fushëveprimtaria e kësaj banke.
Ai tek ne ka përçuar sinjalin më të mirë deri tek objektivi kryesor,
“Me punë këmbëngulëse dhe përkushtim mundi mund të arrihet çdo gjë”.
Universiteti i Mitrovicës njeh rëndësinë që të investojë në mënyrë të vazhdueshme në të ardhmen e gjithë studentëve të tij, përvetësimi i njohurive të fituara me mundësuan që të tejkaloj më lehtë e më mirë çdo sfide para – thotë Ermiri.
Mjafton dëshira, vullneti dhe pasioni dhe mund të arrish atë të cilën gjithmonë e keni ëndërruar.