Fillojeta Sadiku ka përfunduar studimet e nivelit Bachelor në Fakultetin Ekonomik, Programi Banka, Financa dhe Kontabilitet në Universitetin Publik të Mitrovicës “Isa Boletini”.
Ajo ka ndarë përvojën e saj rreth studimeve duke theksuar se njohuritë që i ka fituar nga profesorët dhe asistentët e këtij fakulteti kanë qenë shumë efikase dhe të aplikueshme gjatë periudhës së mëtejshëm të jetës së saj dh
e të njëjtat kanë shërbyer që të jetë e përgatitur dhe e aftë për tregun e punës.
Fillojeta është zhvilluar profesionalisht në UMIB dhe ka filluar të ndërtoj karrierën profesionale të saj, pas studimeve ajo është punësuar në Drejtorinë e Financave në pozitën Zyrtare për Mbledhjen e Tatimit në Pronë.
Puna e zellshme, përkushtimi dhe angazhimi maksimal i saj po rezulton me suksese të reja…
Vullneti për punë të mirëfilltë sjell rezultat ndërkaq, suksesi qëndron tek këmbëngulja për të arritur qëllimin – thotë Fillojeta.