Tre studentë të Fakultetit Ekonomik (FE) në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM): Ariona Rushiti, Arlinda Sherifi dhe Rrezon Haziri, po vazhdojnë studimet për një semestër në “West Pomeranian University of Teknology” në Poloni. Kjo mundësi për studentët e UIBM ka ardhur si rezultat i bashkëpunimit ndëruniversitar në kuadër të projektit Erasmus+.
Fillimisht ata kanë kaluar testin e gjuhës angleze dhe mandej pas kompletimit të dosjeve me dokumente kanë regjistruar semestrin në “West Pomeranian University of Teknology”. Studimet në Poloni, këta studentë i vlerësojnë si një mundësi dhe përvojë të jashtëzakonshme.
Në anën tjetër, edhe drejtuesit e UIBM-së shprehën të kënaqur për mundësitë që po ofrohen për studentët. Ata vazhdimisht i kanë inkurajuar studentët dhe mësimdhënësit që të bëhen pjesë e këtyre projekteve që ofrohen nëpërmjet programit Erasmus+, apo organizatave të tjera.