
Thirrje për aplikim : Çmimet e Inovacionit dhe Kërkimit për Rininë e Ballkanit Perëndimor
Rreth Çmimeve
Çmimet e Inovacionit dhe Kërkimit për Rininë e Ballkanit Perëndimor njohin dhe shpallin nisma të jashtëzakonshme që angazhojnë rininë në kërkim dhe inovacion nga vendet e Ballkanit Perëndimor. Këto çmime synojnë të rrisin dukshmërinë e histori të suksesshme që kanë përfshirë rininë në këto fusha gjatë periudhës 2020-2024, të frymëzojnë karriera në kërkim dhe inovacion dhe të promovojnë mundësi për zhvillim profesional dhe mësim.
Kush mund të aplikojë?
Thirrja është e hapur për organizata të regjistruara ligjërisht (mikro-ndërmarrje, OJF, shkolla, universitete dhe entitete të tjera) që veprojnë ose janë të fokusuar në Ballkanin Perëndimor (Shqipëri, Bosnjë dhe Hercegovinë, Kosovë, Mal të Zi, Maqedoni e Veriut dhe Serbi).
Iniciativat që mund të aplikojnë duhet të jenë:
Të jenë të orientuara për rininë (personat e moshës 15-29 vjeç).
Të jenë realizuar gjatë periudhës 2020-2024.
Të përfshijnë rininë në kërkime dhe inovacione në fusha si: teknologji digjitale, STEM, sipërmarrje inovative, zhvillim biznesi etj.
Plotësoni formularin e aplikimit online deri më 18 Prill 2025.
Dërgoni dokumentet mbështetëse nëse projekti juaj përzgjidhet.
Mundësinë të jeni një nga gjashtë fituesit nga rajoni.
Çmim deri në 8,000 EUR për historinë tuaj të suksesit.
Njohje rajonale për nismat tuaja.
Mundësi për të frymëzuar brezin tjetër të rinisë në kërkime dhe inovacione.
18 Shkurt – 18 Prill 2025: Hapja e thirrjes për aplikime.
30 Prill 2025: Njoftimi i fituesve të përzgjedhur.
29-30 Maj 2025: Ceremonia e ndarjes së çmimeve.