
Thirrje për aplikim: Edukimi digjital për fuqizimin e të rinjve!
Thirrje për Aplikim: Edukimi Digjital për Fuqizimin e të Rinjve
A je e/i interesuar të thellosh njohuritë në të menduarit kritik, edukimin mediatik, lajmet e rreme dhe dezinformimin/misinformimin? Atëherë kemi mundësinë e duhur për ty! Democracy Plus (D+) organizon një bootcamp dy-ditor që mbulon këto tema. Ne kemi përzgjedhur trajnerë profesionistë, tema relevante, dhe kemi përfshirë folës e pjesëmarrës nga prejardhje dhe etni të ndryshme.
Bootcamp-i do të mbahet në Lakeside Hotel në Vermicë/Vrbnica – Prizren, nga 27 deri më 28 maj 2025.
Pjesëmarrja në bootcamp është falas. D+ do të mbulojë të gjitha shpenzimet që kanë të bëjnë me akomodimin, ushqimin dhe transportin.
Ky aktivitet është pjesë e projektit “Të rinjtë e fuqizuar përmes shkollave dhe shoqërive gjithëpërfshirëse (YESS)”, i mbështetur financiarisht nga Peace Building Fund, në partneritet me UNICEF dhe IOM.
Kush mund të aplikojë?
Thirrja është e hapur për të gjithë të rinjtë (nga komunat e përzgjedhura në Kosovë) të moshës 18-24 vjeç. Pjesëmarrësit nga komunitetet jo-shumicë në Kosovë, që i plotësojnë kriteret e lartpërmendura, inkurajohen të aplikojnë.
Për të aplikuar në bootcamp, kliko këtu.
Afati i fundit për aplikim është 5 maj 2025.