0.9.142

Thirrje për aplikim për mobilitet studentor në Usak University, Turqi

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë, hap thirrje për aplikim për 1 mobilitet të studentëve për semestrin dimëror (Shtator 2024 – Janar 2025) në Usak University, Turqi, në kuadër të programit Erasmus + për studentët e Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore.

Kriteret për aplikim janë:

  • Të jetë student/e që e ka kaluar të paktën vitin e parë Bachelor
  • Njohja e Gjuhës angleze niveli B1
  • Nota mesatare mbi 7.0

Dokumentet për aplikim janë:

– Forma e aplikimit (e bashkangjitur)

– Certifikata e notave

– CV (në gjuhën angleze)

–  Letër motivuese

– Vërtetim nga fakulteti që konfirmon nivelin tuaj të studimeve dhe vitin akademik

– Certifikata e gjuhës angleze (Minimumi niveli B1) *

*Kandidatët të cilët nuk posedojnë çertifikatë të Gjuhës Angleze mund të testohen ne UIBM.

Afati për aplikim: 13 prill 2025.

Dokumentet duhet të dërgohen fizikisht në Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar Objekti I, kati 0 dhe në adresën [email protected].

applicationformStudents (1)