Cover

THIRRJE PËR APLIKIM PËR STUDENTËT – MOBILITET NË UNIVERSITETIN E EDUKIMIT SALZBURG “STEFAN ZWEIG” – AUSTRI (VITI AKADEMIK 2025/2026)

Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) shpall të hapur thirrjen për aplikim për mobilitet studentor për semestrin dimëror të vitit akademik 2025/2026 në Universitetin e Edukimit Salzburg “Stefan Zweig” (Pädagogische Hochschule Salzburg Stefan Zweig), Austri.

 Kush mund të aplikojë?

Studentët e Fakultetit të Edukimit

Të jenë të regjistruar së paku në vitin e dytë të studimeve

Të kenë njohuri të gjuhës angleze (ose gjermane) në nivelin B2

 Dokumentet e nevojshme:

Formulari i aplikimit (i plotësuar dhe i nënshkruar)

Letër motivimi (në gjuhën angleze)

CV në format europass  (në gjuhën angleze)

Vërtetim për statusin e studentit dhe transkripta e notave

Dëshmi e njohjes së gjuhës angleze (ose gjermane nëse është e mundur)

 Afati i fundit për aplikim:
29 Prill 2025

 Si të aplikoni?
Dokumentet duhet të dërgohen me email në:
 [email protected]
dhe të dorëzohen fizikisht në Zyrën për Marrëdhënie Ndërkombëtare (Objekti I, kati përdhesë).

 Shënime të rëndësishme:

Studentët e përzgjedhur do të përfitojnë bursë për të mbuluar shpenzimet e udhëtimit dhe qëndrimit në Austri.

Gjuha e mësimit është gjuha angleze dhe/ose gjermane.

Universiteti pritës ofron mbështetje për akomodim dhe orientim kulturor.

Për më shumë informacione, ju lutemi na kontaktoni ose na vizitoni në zyrën tonë

Linku i universitetit pritës për studentët e huaj Salzburg International Students Incoming