DCIM.00 00 40 18.Still005

Thirrje për mobilitet studentor në Riga Technical University

Thirrje për Aplikime – Semestri Pranveror në Universitetin Teknik të Rigës

Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë, në bashkëpunim me Universitetin Teknik të Rigës, fton studentët e Fakultetit të Ekonomisë dhe Fakultetit të Shkencave Kompjuterike të aplikojnë për mobilitet studentor për semestrin pranveror në Universitetin Teknik të Rigës.

Kriteret për Aplikim:

Të jenë studentë të vitit të dytë ose të tretë.
Të kenë njohuri të gjuhës angleze të nivelit B2.
Të demonstrojnë motivim të fortë për këtë mundësi.
Dokumentet e nevojshme:

Formulari i aplikimit
Letër motivimi
CV (Curriculum Vitae)
Dëshmi për njohuritë në gjuhën angleze (studentët mund të testohen në UIBM)

Ju lutemi të dërgoni dokumentet e kërkuara në [email protected]

Për më shumë informacione, kontaktoni Zyrën për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Universitetin “Isa Boletini” Mitrovicë Objekti I, kati 0.

 

applicationformStudents