Default

Thirrje për Mundësi Mobiliteti Afatshkurtër – Linz, Austri

Thirrje për Mundësi Mobiliteti Afatshkurtër – Linz, Austri
Universiteti Isa Boletini Mitrovicë (UIBM) shpall thirrjen për një mundësi mobiliteti afatshkurtër për studentët e Fakultetit të Edukimit, që do të zhvillohet nga 16 – 23 shkurt 2025 në Linz, Austri.Ky mobilitet organizohet në kuadër të projektit CEEPUS, me temën “Mësimi në distancë – Mobile learning”, duke u ofruar studentëve një platformë për të thelluar njohuritë dhe për të shkëmbyer përvoja akademike ndërkombëtare.

Kriteret e Aplikimit:
✅ Njohuri të mira të gjuhës angleze
✅ Aftësi për të paraqitur tema akademike për studentët dhe profesorët pjesëmarrës

 Dokumentet e nevojshme për aplikim:
 CV (Curriculum Vitae)
 Letër motivuese
️ Forma e aplikimit e plotësuar

 Dokumentet e nevojshme për aplikim të dërgohen tek international@umib.net

 Afati i fundit për aplikim: E premte, ora 12:00 (mesditë)

ℹ️ Mbulimi financiar i mobilitetit do të sigurohet nga pala pritëse në Austri.

Ftojmë të gjithë studentët e kualifikuar që të përfitojnë nga kjo mundësi unike për të zhvilluar aftësitë e tyre akademike dhe profesionale. Aplikoni brenda afatit të caktuar!

 

applicationformStudents (2)