Thirrje për projekte 2020: Mbeshtetje për zhvillimin e sipërmarrjes sociale në universitet
Nëpërmjet kesaj thirrje për projekt, AUF synon të forcojë rolin e universiteteve si operatorë të zhvillimit të shoqërisë duke ngritur mekanizma mbështetës që sensibilizojne dhe formojnë institucionet e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor lidhur me zhvillimin e qëndrueshëm dhe sipërmarrjen sociale, një sektor që ofron një përgjigje unike ndaj integrimit profesional dhe nevojave të angazhimit qytetar të studentëve të rinj.
Në këtë kontekst, AUF në Evropën Qendrore dhe Lindore dhe Departamenti Ndërlidhjeve në AUF hapën një thirrje për projekte për universitetet anëtare të AUF-së në Evropën Qendrore dhe Lindore për t’u vendosur atyre në dispozicion një mjet i cili mund t’i ndihmoje për krijimin e formimeve që lidhen me zhvillimin e qëndrueshëm. Potenciali i të rinjve do të përkthehet në iniciativa inovatore shoqërore për të nxjerrë sipërmarrës të përgjegjshëm të cilët do të kenë një ndikim të qëndrueshëm në kohezionin social dhe ekonomik të vendeve të tyre.
Objektivat:
- identifikimin e projekteve të propozuara nga universitetet që dëshirojnë të angazhohen me qëllim realizimin e objektivave të zhvillimit të qëndrueshëm dhe sipërmarrjes sociale;
- ndërgjegjësimi dhe trajnimi i stafit të universiteteve anëtare të AUF, mësuesve dhe jo-mësuesve, në sipërmarrjen sociale dhe atë me një impakt pozitiv në mjedis;
- mbështetje për sipërmarrësit e rinj socialë dhe inovacionet sociale, duke zhvilluar qasje dhe metodologji të reja pedagogjike në sistemet e arsimit, veçanërisht në arsimin e lartë.
Këto projekte duhet të kryhen në partneritet me aktorë socio-ekonomikë.
Për shkarkimin e dosjes së aplikimit:
https://www.auf.org/europe-centrale-orientale/nouvelles/ appels-a-candidatures/appel- projets-2020-dispositif-de- soutien-au-developpement-de- lentrepreneuriat-social- luniversite/?fbclid= IëAR0Bb0GhGRpxGQfNvogzjUmLM3jd mbmvtv24bPlVqCpL5ZzyedC9p16UL2 Q -
Afati i fundit për dorëzimin e projekteve: 30 nëntor 2020