Thirrje për Punime – Konferenca e 18 – të Vjetore e AIS-ALBSA dhe institucioneve partnere që do të mbahet në Universitetin “Ismail Qemali” në Vlorë, Shqipëri
Ftoheni të merrni pjesë në Konferencën e 18 – të vjetore Ndërdisiplinore Ndërkombëtare me titull “Kapitali Social dhe Sfera Publike në Shoqërinë bashkëkohore”. Punimet e konferencës do të zhvillohen me datë 10 -11 nëntor 2023, në ambientet e Universitetit “Ismail Qemali”, në Vlorë – Shqipëri.
Kjo konferencë do t’u japë mundësinë akademikëve dhe studiuesve shkencorë nga Shqipëria, diaspora, si dhe nga vende të tjera të rajonit dhe më gjerë, të prezantojnë arritjet e tyre më të fundit në fushat përkatëse. Të gjitha punimet do të publikohen në Procedings me një kod ISBN.
Organizator të konferencës janë AIS/ALBSA, Universiteti “Ismil Qemajli” dhe institucionet partnere nga rajoni dhe më gjerë.
Për më shumë informacion rreth konferencës si dhe afatet për dorëzimin e punimeve, shihni linkun e mëposhtëm:
Link për aplikimet: https://www.sociology.al/en/
Thirrja në shqip: https://www.sociology.al/sq/
E-mail: [email protected]