Trajnim për edukatoret e IP “Gëzimi Ynë” në Mitrovicë
Më 29 nëntor, në kuadër të aktiviteteve të projektit TAKE, i mbështetur nga Caritas Zviceran, u organizua një trajnim i dedikuar edukatoreve të IP “Gëzimi Ynë” në Mitrovicë me temën: “Krijimi i Mjedisit Pozitiv përmes Lojës”. Trajnimi u fasilitua nga Prof. Ass. Dr. Samire Bllaca Balaj, duke ofruar qasje profesionale dhe praktike mbi këtë tematikë.
Drejtoresha e institucionit, znj. Besana Shehu, së bashku me edukatoret e kopshtit, treguan angazhim të lartë, përfshirje dhe bashkëpunim aktiv, duke diskutuar ide dhe strategji për krijimin e një mjedisi të favorshëm për të nxënë përmes lojës. Trajnimi u vlerësua si një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të praktikave edukative në institucion.