Picture1

Trajnim për përdorimin e kromatografit

Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore në kuadër të pajisjes së laboratorëve me pajisje laboratorike që ka qëllim ngritjen e cilësisë së mësimit, dhe që është i lidhur me zhvillimin e mësimit praktik dhe hulumtimeve shkencore, është pajisur edhe me kromratograf të lëngët me performancë të lartë (HPLC).

Me qëllim të mësimit përkatësisht përvetësimit të përdorimit të kësaj pajisjeje u mbajt trajnimi me stafin akademik të FTU-s. Kjo pajisje do të ndihmoj në fushë e cilësisë dhe sigurisë së ushqimeve, për hulumtimin e komponimeve të cilat janë të domosdoshme për të ushqyerit dhe atyre që janë të dëmshme për shëndetin e njeriut. Kjo pajisje mundëson gjithashtu edhe hulumtimin e ndotësve mjedisor.