Trajnimi

Trajnim për të drejtat e njeriut

Qendra për Zhvillim të Karrierës (QZHK) në bashkëpunim me REC kanë organizuar të premten ( 2 korrik 2021) një trajnim për të drejtat e njeriut me studentët e Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Trajnimi zhvillohet në kuadër të projektit “Fuqizimi i të rinjve në aktivizimin qytetar” që mbështetet nga Drejtoria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (DKRS) në Komunën e Mitrovicës.

Të pranishmit i ka përshëndetur drejtori për Informim dhe Komunikim me Publikun në UIBM, Ahmet Jashari, i cili ka falënderuar organizatën REC për bashkëpunimin me QZHK-në. Gjithashtu ai ka falënderuar edhe zyrtarët e DKRS-së, Lule Veseli dhe Fahri Jashari, që ishin të pranishëm në këtë ngjarje. “Dua t’i inkurajoj studentët që të bëhen pjesë e këtyre aktiviteteve që ndihmojnë në zhvillimin e shkathtësive dhe nivelit të përgjithshëm”, tha ai.

Trajnimi është udhëhequr nga profesori, Avni Alidemaj, i cili është shprehur i mahnitur për kushtet e punës të krijuara në UIBM.