Trajnimi i profesionistëve të rinjë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut
GIZ është duke e implementuar Programin për trajnimin e profesionistëve të rinjë nga Maqedonia e Veriut dhe Kosova. Komponenta kryesore e këtij programi do të implementohet në Gjermani (North Rhine-Westphalia) dhe do të trajtojë dy probleme të mëdha të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës: “Papunësia e të rinjëve” dhe “Mungesa e stafit të kualifikuar”, duke u ofruar profesionistëve të rinj njohuri të specializuara në sektorët ekonomikë si dhe përvojë praktike.
Target grupet dhe objektivat e programit
Programi do të ofrojë kualifikim praktikë për: studentët (që do të përfundojnë semestrin e 5 ne shkurt të vitit 2024), të diplomuarit dhe profesionistët e rinjë (që kanë më pak se 1 vit përvojë pune) të cilët në të ardhmen dëshirojnë të bëhen profesionistë në sektorët ekonomik të cilët janë të rëndësishëm për shërbimet komunale.
Aplikantët duhet të fokusohen në këto fusha:
- Ekonomi rrethore dhe riciklim
- Menagjimi i ujit dhe ujrave të zeza
- Furnizimi me energji dhe energjitë e rinovueshme
- Arkitekturë, planifikim urban dhe ndërtime për efiçiencë energjetike
- Digjitalizimi dhe Teknologjia e Informimit
- Administrim biznesi
- Menagjim mjedisor dhe ekonomi të gjelbërt
- Inxhinieri mekanike
- Transport dhe Logjistikë
- Ekonomiks
- Turizëm i qëndrueshëm.
Shpenzimet e mbuluara nga GIZ dhe kompanitë Gjermane:
- GIZ do të mbulojë shpenzimet për biletat ajrore ndërkombëtare, biletat kthyese Prishtinë-Gjermani (klasa ekonomike).
- GIZ do të mbulojë shpenzimet për akomodim në Hotel/Apartament me ushqim të plotë për pjesmarrësit gjatë muajit të parë (Programi i seminarit)
- GIZ do të mbulojë shpenzimet e transportit për ekskurzionet teknike në Gjermani dhe të gjitha kostot e lidhura me seminarin (trajnerë, materiale seminari, salla seminaresh, etj)
- GIZ do të ofrojë sigurim shëndetësor dhe sigurim të përgjegjësisë personale për kohëzgjatjen e qëndrimit në Gjermani
- GIZ do të ofrojë bursa prej 650 euro për çdo pjesëmarrës (pjesëmarrësit nuk do të marrin bursë gjatë muajit të parë, por vetëm gjatë praktikës së tyre 3 mujore).
- Kompanitë/Institucionet e praktikës do të ofrojnë strehim falas ose kompenzim mujor prej 450 euro.
Procedura e aplikimit
Ju lutemi plotësoni formularin e aplikimit (së bashku me deklaratën për mbrojtjen e të dhënave) nënshkruani dhe dërgoni atë në 1 PDF me maksimum 7 MB në kutinë postare të GIZ: Beë[email protected] (formulari i aplikimit duhet të përmbajë të gjitha të dhënat përkatëse personale të CV-së tuaj dhe një foto).
Formularin për aplikim e gjeni në këtë link Training programme for young professionals from North Macedonia and Kosovo_Application Procedure and Documents – giz.de
Ju lutemi sigurohuni që aplikimi juaj të jetë i plotë: nëse një detaj mungon, i gjithë aplikacioni juaj mund të refuzohet pa mundësi të përsëritet. Aplikimi juaj duhet të përmbajë:
- Formularin zyrtar të aplikimit i plotësuar me foto dhe nënshkrim
- Ky formular aplikimi duhet të përmbajë të gjitha të dhënat personale përkatëse dhe të fokusohet në profesionin tuaj dhe formimin arsimor, mbi përvojat tuaja praktike dhe interesat e veçanta, duke përmendur aftësitë tuaja gjuhësore , aftësitë softuerike, kualifikimet shtesë dhe angazhimi kulturor, ekologjik ose social).
- Kjo formë duhet të shoqërohet me:
- Një letër motivimi që shpjegon arsyet tuaja për të aplikuar për këtë program në Gjermani dhe përmban planet tuaja profesionale për të ardhmen.
- Skanoni kopjet e certifikatave, certifikatave të gjuhës, diplomave (dhe sipas dëshirës: kredencialet). E rëndësishme:
- Kërkohen përkthime të thjeshta në anglisht ose gjermanisht, përkthimet e vërtetuara nuk janë të nevojshme.
- Deklarata e nënshkruar për mbrojtjen e të dhënave
- Të gjitha dokumentet duhet të bashkohen në një PDF me maksimum 7 MB.
Informacion me rëndësi:
Seminaret gjatë muajit të parë në Gjermani do të mbahen tërësisht në gjuhën angleze (me përmbledhje të shkurt në gjuhen gjermane). Prandaj pjesëmarrsit duhen të kenë njohuri të avansuara të gjuhës angleze ose gjuhës gjermane.
Nëse pranoheni në praktikë, për të marrë një letër zyrtare për udhëtim në Gjermani ju duhet ta keni një çertifikatë të gjuhës angleze ose gjermane të nivelit B2.
Faza e aplikimit fillon me 01 Korrik 2023 dhe përfundon me 31 Gusht 2023.
Afati i fundit për aplikim është me 31 Gusht 2023
Nëse keni ndonjë paqartësi ose pyetje mos hezitoni të na kontaktoni në emailet tona [email protected] [email protected] ose të na vizitoni në objektin e rektoratit zyreja për bashëpunim ndërkombëtar.