Trajnimi i Programit R në kuadër të Projektit QATEK
Stafi akademik i Fakultetit të Edukimit të UIBM-së, Ass Arbesa Uka dhe Ass Hatixhe Gashi, së fundi morën pjesë në modulin e dytë të trajnimit për Programin R, një iniciativë e Projektit QATEK e mbajtur më 10 dhe 11 janar 2024, në Prishtinë. Organizuar nga ekipi koordinues i QATEK-ut, trajnimi përmbante mësime të vlefshme nga z. Miha Matjašič nga Universiteti i Lublanës, Slloveni. Stafi akademik pjesëmarrës shprehin mirënjohjen e tyre të veçantë për përpjekjet e z. Matjašič në ndarjen e njohurive dhe ekspertizës së tij në lidhje me çështjet statistikore dhe programin R.
Kjo përvojë pasuruese lidhur me analizat statistikore dhe programimin, do të nxisë gjjthashtu zbatimin efektiv të projekteve aktuale të FEdu në lidhje me ngritjen e kapaciteteve në hulumtim.