Trajnimi në Fakultetin Geoshkencave – Departamentin e Gjeologjisë
Në kuadër të Projektit EIT Raw Material IncluESEE në Fakultetin e Gjeoshkencave – Departamentin e Gjeologjisë nga data 10 – 14.06. 2109 është duke u mbajtur Trajnimi në lidhje me Metodologjitë e hulumtimeve gjeologjike dhe përdorimin e pajisjeve laboratorike.
Trajnimi është duke i mbajtur nga Ekspertët e Shërbimit Gjeologjik të Finlandës: Ferenc Molnar, Ph.D. – Research Professor; Jukka Kuva, PhD – Research Scientist; Marja Lehtonen, PhD – Team Manager; Hugh E.O’Brien, PhD – Senior Scientist.
Studentët dhe stafi po trajnohen mbi mënyrën e përdorimit mikroskopit, mikroskopit elektronik, identifikimin e përbërjes kimike dhe mineralogjike permes ICP-MS, ICP-OES, ICP-MS LA, ndër teknikat të cilat sot janë më të sofistikuara dhe në mungesë pranë kampusit universitar studentët patën rastin për të parë përmes paraqitjes Remote Computer (përcjellja e proceduravetë analizave laboratorike të realizuara në Shërbimin Gjeologjik të Finlandës drejtëpërdrejtë nga studentët e Universitetit të Mitrovicës).