Trajnimi për Edukatorët Mentor: Mentorimi i Studentëve Gjatë Praktikës Pedagogjike
Më 1 dhe 2 nëntor, në Fakultetin e Edukimit të UIBM, u mbajt trajnimi për edukatorët mentor me temë “Mentorimi i studentëve gjatë praktikës pedagogjike”. Ky trajnim u organizua nga Fakulteti i Edukimit i Universitetit të Prishtinës dhe Fakulteti i Edukimit të UIBM, me mbështetje nga Caritas-i Zviceran, në kuadër të projektit TAKE.
Trajnimi përfshiu edukatorët e institucioneve parashkollore publike nga komunat e Mitrovicës, Vushtrrisë dhe Skenderajit, duke u fokusuar në rëndësinë e mentorimit për përgatitjen cilësore të mësimdhënësve dhe edukatorëve para shërbimit. Aktivitetet e trajnimit ishin interaktive dhe ofruan mundësi për shkëmbim përvojash, duke kontribuar në zhvillimin profesional të edukatorëve.
Qëllimi i këtij trajnimi ishte të forcohej kapaciteti i edukatorëve dhe të sigurohej një përgatitje më e mirë për studentët që do të angazhohen në praktikën pedagogjike. Së bashku, ne punojmë për një përgatitje cilësore të edukatorëve!
Trajnerë ishin:
• Prof.asoc.dr. Majlinda Zhitija Gjelaj nga Universiteti i Prishtinës
• Ass. Gentiana Imeraj nga Universiteti “Isa Boletini” Mitrovicë