Tre studentë të Ekonomikut përfitojnë nga mobiliteti në kuadër të Erasmus+
Në kuadër të projektit Erasmus+, tre studentë të Fakultetit Ekonomik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM): Ariona Rushiti, Arlinda Sherifi dhe Rrezon Haziri, janë pranuar për mobilitet në semestrin dimëror në Fakultetin Ekonomik të West Pomeranian University of Technology, në Poloni. Sipas projektit, këta studentë do të qëndrojnë atje nga 1 tetori 2021 deri më 4 shkurt 2022.
Kjo mundësi vlerësohet tepër me rëndësi për studentët, të cilët do të mund të përfitojnë nga mobiliteti për një semestër në një universitetet prestigjioz. Studentët inkurajohen të bëhen pjesë e këtyre projekteve, të cilat hapin rrugë për ngritjen profesionale.