Tre studentë të FTU-së do të qëndrojnë një semestër në Universitetin “Van Hall Larenstein”
Në kuadër të programit Erasmus+, përkatësisht bashkëpunimit me Universitetin e Shkencave të Aplikuara “Van Hall Larenstein” në Leeuwarden të Holandës, tre studentë nga Fakulteti i Teknologjisë Ushqimore në Universitetin “Isa Boletini”, do qëndrojnë për një semestër në Holandë. Kursin e teknologjisë ushqimore janë duke ndjekur studentët: Shqipe Gashi dhe Albin Aliu, ndërsa kursin për trajtimin e ujërave shkarkuese, Endrit Kelmendi.