
Tre studentë të Inxhinierisë dhe Teknologjisë Ushqimore përfunduan mobilitetin në kuadër të projektit Erasmus+ DualAFS
Në kuadër të projektit ERASMUS+ “Kurrikulat DUALE – Studimi dhe Puna Praktike në Bujqësi dhe Siguri Ushqimore (DUAL AFS)”, tre studentë të Fakultetit të Teknologjisë Ushqimore të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM): Sofije Istrefi, Florina Musaj dhe Berna Zejnullahu, përfunduan me sukses mobilitetin në semestrin veror në “Savonia University of Applied Sciences”, Finlandë.
Qëllimi i projektit është rritja e punës praktike profesionale të studentëve, sipas kurrikulës së përditësuar. Mobiliteti mundësoj studime në programin e Savonia UAS MultiPro 2023 për 3 muaj dhe u vlerësua nga studentët si një eksperiencë shumë e mirë për ngritjen e tyre personale dhe profesionale.