Cover

Tre studentë të UIBM -së janë përzgjedhur për punë praktike me pagesë

Në kuadër të bashkëpunimit me organizatën Alternative Dispute Resolution Center – Mediation Center Mitrovica (ADRC – MCM), tre studentë të Fakultetit Juridik në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM): Rigon Qarkaj, Shkëndije Bejta dhe Jeton Rrahmani kanë kaluar procesin e vlerësimit për t’u angazhuar në punë praktike me pagesë. Punën praktike për një periudhë 6- mujore do ta kryejnë në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në Zyrën Ligjore të Qendrës për Punë Sociale dhe Agjencinë për Ndihmë Juridike Falas.

Procesi i vlerësimit për kandidatët është bёrё nga komisioni vlerësues i pёrbёrё nga përfaqësues tё Gjykatës Themelore Mitrovicё, Agjencisë pёr Ndihmё Juridike Falas, Komunës sё Mitrovicës sё Jugut – Qendrёs pёr Punё Sociale, UIBM dhe ADRC – Qendrёs pёr Ndërmjetësim në Mitrovicё.  Pas intervistimit tё mbajtur mё 05.07.2022, ёshtё bёrё përzgjedhja e 5 aplikantёve gjithsej, 3 prej tyre studentë të UIBM, të cilёt do tё angazhohen nё punё praktike duke filluar prej 15.07.2022.

Ndryshe ditë më parë, drejtuesit e Universiteti “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) dhe ata të organizatës Alternative Dispute Resolution Center – Mediation Center Mitrovica (ADRC – MCM), kanë nënshkruar një Memorandum Bashkëpunimi në kuadër të projektit “Drejt lehtësimit të qasjes në drejtësi në veri të Kosovës”.  Memorandumi synon të promovojë përpjekjet e përbashkëta të dy palëve në avancimin e çështjeve me interes reciprok.

Palët do të bashkërendojnë aktivitetet në drejtim të promovimit dhe afirmimit të programit të praktikës për jurist të rinj të paraparë në kuadër të projektit “Drejt lehtësimit të qasjes në drejtësi në veri të Kosovës” të mbështetur nga National Endowment for Democracy.