Turniri

Turnir në basketboll për nder të 15 – vjetorit të Pavarësisë së Kosovës

Për nder të 15 –vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, të enjten është mbajtur një turnir në basketboll në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM). Në këtë turnir kanë marrë pjesë dy ekipe të studentëve dhe dy të tjera të formuara nga administrata.

Me këtë rast janë përuruar edhe fushat e sportit në kampusin universitar. Është fjala për dy fusha të hapura sportive, njëra e ndarë për futboll dhe tenis dhe tjetra për basketboll dhe volejboll.