U certifikuan tetë ndërmarrës të rinj nga Qendra për Inovacion dhe Ndërmarrësi
Tetë ndërmarrës, gra dhe të rinj, janë ceritifkuar nga Qendra e Inovacionit dhe Ndermarrësisë në kuadër të Universitetit të Mitrovicës “Isa Boletini”(UMIB) në bashkëpunim me “Caritas Kosova” pas implementimit të projektit “Fuqizimi i grave dhe te rinjve përmes punësimit në regjionin e Ferizajit dhe Mitrovicës”. Në kuadër të këtij projekti që është mbështetur nga Bashkimi Evropian, pjesëmarrësit janë trajnuar për menaxhim biznesi.
Trajnimi përbëhej prej pese moduleve përgjatë pese ditëve dhe tri ditëve të tjera mentorimi, ku janë përfshirë: Bazat e ndërmarrësisë, Kërkesat ligjore dhe administrative, Kontabiliteti dhe libërmbajtja, Marketingu strategjik dhe Plani i biznesit. Pjesëmarrësit që do të përgatisin planet më të mira do të vlerësohen nga një komision ekspertësh dhe do të subvencionohen nga Bashkimi Evriopian.
Për implementimin e projektit me sukses, drejtori i Qendrës për Inovacion dhe Ndërmarrësi, Besart Hajrizi, ka ndarë mirënjohje për menaxherin e “Caritas Kosova”, Arif Kadriu.