U.d. Dekani i Fakultetit Juridik zhvilloi takim me BIRN Kosova
U. d. Dekani i Fakultetit Juridik të Universitetit “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM), prof. asoc. dr. Islam Qerimi, dhe sekretari i Fakultetit Juridik, MSc Avdyl Beqiri, kanë pritur në takim Dhurata Prokshi dhe Blerta Ibërdemaj nga Rrjeti Ballkanit për Gazetari Hulumtuese (Balkan Investigative Reporting Network (BIRN)) me qëllim të shqyrtimit të mundësive për të thelluar bashkëpunimin e ndërsjellë në mes të Fakultetit Juridik dhe të BIRN Kosova. Palët u dakorduan që ky bashkëpunim të vazhdoj në muajin e ardhshëm me projektin që do ta organizoj BIRN-Kosova në Mitrovicë, i cili emërtohet “Shkruarja e hulumtimeve të bazuara në fakte”. Në kuadër të kësaj punëtorie do të marrin pjesë edhe një numër i studentëve të Fakultetit Juridik. Në vazhdën e bashkëpunimit të mëtutjeshëm u trajtua edhe çështja e pjesëmarrjes praktike të studentëve në koordinim me BIRN në projektet që organizohen për hulumtimin dhe mentorimin e gjykimeve në Gjykatat e Republikës së Kosovës, e që ‘u mirëpritë nga vizitoret e këtij takimi.