U.d. rektorja, prof.dr. Nurten Deva, priti në takim zyrtarët e “Young chell scheme rounds XIII-XIV-XV”
U.d. rektorja e Universitetit “Isa Boletini”, në Mitrovicë (UIBM), prof.dr. Nurten Deva, ka pritur në takim disa zyrtarë të “Young chell scheme rounds XIII-XIV-XV”, me të cilët ka diskutuar për mundësitë që ofron kjo organizatë për studentët që duan të bëhen pjesë e ndonjë universiteti në Bashkimin Evropian. Përvoja e kësaj organizate në këtë drejtim u vlerësua si një derë e hapur e universiteteve evropiane për studentët kosovarë, në këtë rast edhe për ata të UIBM.
U.d. rektorja, Deva, i ka falënderuar zyrtarët e “Young chell scheme rounds XIII-XIV-XV”, të udhëhequr nga Fitim Sopi, zyrtar për logjistikë, që kanë vizituar UIBM dhe kanë prezantuar këto mundësi për studentët. Ajo theksoi se UIBM është i hapur për bashkëpunim në të mirë të studentëve dhe stafit akademik.
Zyrtari për logjistikë në këtë organizatë, Fitim Sopi, ka falënderuar rektoren për pritjen dhe gatishmërinë për bashkëpunim. Ai ka sqaruar në detaje mbështetjen që ofron organizata sa i përket aplikimit në universiteteve e BE-së si dhe procedurave që duhet ndjekur.