U mbajt Akademi Përkujtimore kushtuar prof.dr. Mursel Rama dhe prof.dr. Ali Sadiku
Në Fakultetin e Gjeoshkencave në Departmentin Materiale dhe Metalurgji në 3- vjetorin e ndarjes nga jeta të premten u mbajt Akademi Përkujtimore kushtuar prof.dr. Mursel Rama dhe prof.dr. Ali Sadiku. Në këtë ngjarje përveç drejtuesve të fakultetve në UIBM dhe të Gjeoshkencave, ishin edhe familjarë, miq, kolegë dhe mysafirë të tjerë, që nderuan jetën dhe veprën e dy profesorëve të Departamentit Materiale dhe Metalurgji, të cilët kanë dhënë një kontribut të madh në Fakultetin e Gjeoshkencave.
Në emër të rektores së UIBM dhe Fakultetit të Gjeoshkencave të pranishmëve ju ka drejtuar me një fjalë rasti, dekani, prof.asoc.dr. Festim Kutllovci, ku ka vlerësuar lartë dy ikona të ndritura të departamentit materiale dhe metalurgjisë të Fakultetit të Gjeoshlencave. ai tha se profesor dr. Mursel Rama dhe profesor dr.Ali Sadiku, nuk ishin thjesht udhëheqës dhe pedagogë të shquar, por ishin dhe njerëz me një zemër të madhe dhe një dëshirë të pashuar për të ndihmuar të tjerët. “Kolegët tanë, bashkëpunëtorët dhe studentët kanë përfituar nga dijet dhe përvoja e tyre e pasura në fushën e metalurgjisë. Ata kanë ndikuar drejtpërdrejt në zhvillimin dhe rritjen e departamentit tonë”, tha ai.
Shefi i Departamentit Materiale dhe Metalurgji PhD cand. Bastri Zeka theksoi se Prof. Dr. Mursel Rama dhe prof.Dr.Ali Sadiku kanë qenë profesorë e mentorë, të cilët kanë lënë kështu gjurmë të pashlyeshme duke dhënë kontribut të jashtëzakonshëm në zhvillim e departamentit Materiale dhe Metalurgji dhe duke lënë pas vete një numër të madh të publikimeve shkencore si dhe një numër të madh të librave në shfrytëzim të studentëve dhe gjithë Deaprtamentit Materiale dhe Metalurgji. “Prof. Dr.Mursel Rama dhe Prof. Dr.Ali Sadiku kanë kontribuar si shefa të departmentit Materiale dhe Metalurgji për një kohë të gjatë, në Këshillin e Fakultetit, si prodekanë të fakultetit, Këshilli Drejtues të Universiteti dhe prorektor të Universitetit, të cilët e kanë rrënjosur rrethin tonë akademik”, tha ai.
Në emër të Departmentit Materiale dhe Metalurgji ai shprehu mirënjohje të thellë për angazhimin e tyre të palëkundur në avancimin dhe zhvillimin e së ardhmes në Departamentin Materiale dhe Metalurgji.
Të pranishmëve ju drejtuata edhe Prof.dr.Hamit Mehmeti dhe prof.dr.Fehmi Krasniqi, ku vlerësuan lartë dy profesorët si të pashoqë në zhvillimin e Departmentit si dhe në zhvillimin e laboratorëve në kuader të laboratorit qendror në Universitetit të Prishtinës.
Ndërsa në emër të familjarëve, të pranishmit i ka përshëndetur dhe falënderuar, Drita Rama, e bija e profesorit prof.dr. Mursel Rama si dhe Halil Sadiku, djali i prof.dr.Ali Sadiku.