Forumi1

U mbajt Forumi Shkencor për  zonat e thyerjeve tektonike tërthore Kurbnesh-Kukës – Prizren dhe Shkodër – Pejë

Në Universitetin “Isa Boletini” në Mitrovicë (UIBM) është mbajtur të mërkurën Forumi Shkencor “Studimi gjeologo-sizmik i zonave së thyerjeve tektonike tërthore Kurbnesh-Kukës – Prizren dhe Shkodër – Pejë si dhe vlerësime të rrezikut sizmik për një jetë më të sigurt”, ku kanë qenë të pranishëm studiues të ndryshëm, akademikë, hulumtues dhe studentë. Ky aktivitet shkencor një ditor i ndarë në dy seksione është organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, gjegjësisht Njësia e Gjeoshkencave dhe gjeoinxhinierive,  Akademia e Shkencave dhe Arteve e Kosovës, Universiteti “Isa Boletini” – Fakulteti Gjeoshkencave dhe Agjencia Kombëtare e Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit Shqipërisë.

Forumi është hapur me nga një fjalë përshëndetëse të drejtuesve dhe përfaqësuesve që kanë qenë pjesë e organizimit. Në emër të UIBM, ka folur rektorja, prof.dr. Nurten Deva, në emër të Akademisw sw Shkencave tw Shqipërisë, akademik. Rapo Ermeni, në emër të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, akademik. Fetah Podvorica si dhe në emër të Fakultetit të Gjheoshkencave, dekani, prof.asoc.dr. Festim Kutllovci.

Në cilësinë e moderatorit, prof.dr. Naser Peci, tha se qëllimi i këtij forumi është paraqitja e njohurive dhe punimeve kërkimore në lidhje me temën që trajtohet. Sipas tij, thyerja tektonike aktive Kurbnesh-Kukës-Prizren paraqitet si një zonë me rrezik sizmik potencial, për sa i përket zonave urbane, infrastrukturës dhe veprave inxhinierike me karakter strategjik të cilat ndodhen të afërsi të saj.

Ai theksoi se forumi do të trajtojë një sërë tematikash të lidhura edhe me rrezikun sizmik si: Njohja e mirë e këtyre thyerjeve, lidhur këto me disa tërmeteve të ndodhur së fundmi, njohja me aktivitetin sizmik të thyerje tektonike do të hedhin dritë mbi sizmotektonikën e zonave, Qasje ndër-disiplinare ku të përfshihen inxhinierë gjeologë, gjeofizikantë, sizmiologë, ekspertë të GIS-it etj. Ndërsa si rekomandime, sipas tij, do të nxirren ato që kanë të bëjnë me aspektin teknik si: Rëndësia e veçantë e metodave gjeofizike dhe gjeologo-inxhinierike, së bashku me karakteristikat gjeologjike dhe gjeomorfologjike të nënshtresave lokale, për një studim të thelluar të aktivitetit të thyerjeve tektonike tërthore, forcimi i lidhjeve të bashkëpunimit midis akademikëve, profesorëve dhe shkencëtarëve nga Shqipëria dhe Kosova duke përmirësuar praktikat akademike në tematikat e gjeologjisë inxhinierike, sizmologjisë dhe gjeofizikës së aplikuar etj.

 

Forumi1