Fotoo

U mbajt konferenca për kohezionin social dhe barazinë në Kosovë

Projekti EDUREAKOS në të cilin Universiteti “Isa Boletini”  në Mitrovicë (UIBM) është koordinator në Kosovë, së bashku me një ekip hulumtuesish me përvojë nga Universiteti i Gracit (Austri),  Universiteti “Ukshin Hoti” në Prizren  dhe Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, mbajti të martën  konferencën për kohezionin social dhe barazinë në Kosovë. Në këtë konferencë ishte pjesemarrëse një ndër bartësit e këtij projekti, prof.asoc.dr. Merita Shala, prorektore për Mësim, Çështje të Studentëve dhe Zhvillim të Cilësisë në UIBM.

Në konferencë u diskutua lidhur me potencialet e edukimit në fëmijërinë e hershme për të reduktuar pabarazinë, kohezionin social dhe arritjet në shkollat ​​fillore, rolin e motivimit për të reduktuar pabarazinë socio-ekonomike për mësimin e matematikës në shkollat ​​fillore, rolin e motivimit për të reduktuar pabarazinë socio-ekonomike për mësimin e shkencës në shkollat ​​fillore. Gjithashtu u diskutua për barazinë gjinore në shkollat ​​e mesme, potencialet e praktikave mësimore për të reduktuar pabarazitë në arritjet në lexim dhe potencialet e menaxhimit të klasës dhe strategjive të mësimdhënies për të promovuar kohezionin social dhe barazinë.