Juridiku

U mbajt ligjërata: ”Organizimi dhe funksionimi i Odës së Avokatëve të Kosovës”

Në Fakultetin Juridik është mbajtur të martën ligjërata me titull: ”Organizimi dhe funksionimi i Odës së Avokatëve të Kosovës: roli i avokatit në procedura gjyqësore”, nga Florim Shefqeti, prokuror disiplinor në OAK dhe avokatët Shpëtim Sadiku dhe Sevdali Zejnullahu.

Në këtë ligjëratë studentët patën rastin të dëgjojnë përvojat e mysafirëve nga OAK mbi çështje të ndryshme që lidhen me funksionimin  e sistemit të drejtësisë në Kosovës, veçanërisht të avokaturës. 

Legjislacioni, problemet praktike në sistemin e drejtësisë, mundësit dhe alternativat për përmirësim, ishin çështjet kryesore të ligjëratës dhe debatit të sotëm

Studentët kanë qenë mjaftë aktiv me pyetje dhe komente të ndryshme, duke i dhënë kështu një vlerë shtesë këtij diskutimi.”