LigjerateJuridik

U mbajt ligjëratë e hapur me profesorin Haki Demolli nga UP, me temë: “TERRORIZMI NË SHOQERINË BASHKËKOHORE”

Ligjëratën e fundit të hapur për vitin 2022, për studentët e Fakultetit Juridik të UIBM, e mbajti profesori i UP-së, Haki Demolli. Kjo ligjëratë u mirëpritë me shumë interesim nga studentët. Profesori Demolli me një përvojë 36 vjeçare në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, në fushën e kriminalistikës, politikës kriminale dhe terrorizimit për studentët e Fakultetit Juridik të UIBM-së, kishte përzgjedhur temën: “TERRORIZMI NË SHOQERINË BASHKËKOHORE”.

Ai fillimisht prezentoi papajtueshmërinë e autorëve të ndryshëm mbi definicionin unik të terrorizmit. Në vazhdim bëri dallimin ndërmjet formave të terrorizmit, duke paraqitur raste reale nga ngjarjet e akteve terroriste në botë. Gjatë këtij prezentimi terrorizmi u trajtua edhe nga aspekti i inkriminimit në legjislacionin pozitiv në Kosovë, si dhe shkaqet dhe rreziqet që mund të shfaqen për paraqitjen e këtyre figurave të veprave penale, që do të mund të cenonin sigurinë e rendit juridik kushtetues dhe sovranitetin territorial të Kosovës si dhe atij ndërkombëtar!

Gjatë ligjëratës profesori Demolli kërkoi nga studentët të janë aktiv dhe janë të lirë në shtrimin e pyetjeve në lidhje me temën, ku studentët e mirëpritën dhe shtruan një mori pyetjesh! Si rrjedhojë e tillë ligjërata u shndërrua në një debat tejet të gjallë! Në fund profesori Demolli shprehu fjalë mirënjohjeje për studentët të cilët ishin shumë aktiv, dhe në fund u uroj të gjithëve Vitin e Ri 2023, me dëshirën për shëndet dhe suksese edhe më të mëdha!

Në përmbyllje të kësaj ligjërate, dekani i Fakultetit Juridik, Qerimi e falenderoi profesorin Demolli për mbajtjën e kësaj ligjërate nga natyra e tillë e cila është gjithëherë e mirëseardhur për studentët e Fakultetit Juridik, por edhe për tërë shoqërinë tonë shqiptare e cila i ka vetës për qëllim të zhvillojë shtetin dhe të drejtën në harmoni me aktet ndërkombëtare që parashohin parandalimin dhe luftimin e terrorizmit të të gjitha llojeve.